Një rrahje në mes dy personave ka ndodhur dje në ora 10:30 minuta në tregun e gjelbër afër shkollës fillore “Shaban Shala” në Podujevë

Në videon shihet se personat të cilët janë duke u rrahur në mes vete janë goditur edhe me shufër metalike, teksa disa të tjerë janë munduar që t’i parandalojnë.

Mirëpo deri më tani ende nuk janë mësuar shkaqet e kësaj mosmarrëveshje.