Dje rreth orës 15 e 30 minuta në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 37-vjeçari A.M nga Tetova me dëmtim të rëndë (thyerje) në kokë, përcjell TetovaSot.
Sipas tij, dje rreth orës 14 ai dhe vëllai i tij 30-vjeçar H.M me grushte dhe shkelma janë sulmuar fizikisht nga fqinjët e tyre, pas grindjes verbale që ka ndodhur para derës së hyrjes, kurse lëndime me një dru zjarri i ka shkaktuar atij 49 vjeçari M.E, njofton SPB-Tetovë.
Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga policia është fotodokumentuar rasti për të dhënë një pasqyrë të plotë, dhe na vendi ngjarjes janë marr gjurmët për ekspertizë, dhe të tre personat të përfshirë në këtë rast, janë marr në pyetje në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë dhe në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm, ky rast do të sqarohet dhe të jepen detaje të plota./TetovaSot/