Pas humbjes së xhaxhait  të saj Françesk Radi, Rozana ka mundur të bëjë realitet një prej ëndrrave të tij më të mëdha.

Kush nuk i ka dëgjuar këngëte ‘ Biçikleta’ dhe ‘Adresa’ të ndjerit Françesk. Mbesa e tij ka mundur të publikojë videoklipin e dy këngëve duke e sjellë sërisht në vëmendje. Ajo paralajmëron se këto këngë nuk do të jenë të vetmet që do të risillen me videoklipe.

“Unë jam rritur me këngët e Frankos. Ndaj nuk do doja kurrë që këto këngë të mbeteshin në sirtar. Franko e kishte ëndërr t’i realizonte klipet e tyre po ashtu dhe një koncert të madh recital (këto ishin pengjet e Frankos) Në një kohë rekord xhiruam disa skena për ti “realizuar dëshirën” në një farë mënyrë Frankos. ‘Biçikleta’ dhe ‘Adresa’ nuk janë këngët e vetme që do kenë një videoklip. Ashtu si ai donte, ashtu dhe do te realizohen. Por kësaj here do vijmë me një klip shumë profesional. Kjo është biçiketa e famshme e Frankos dhe e të gjithë shqiptarëve. (faleminderit Mailajdo dhe Emi për ndihmën në klip) Bledi Strakoshës për pamjet e mrekullueshme të Tiranës.”/Express/

T mobile In article [4]
T mobile In article [4]