Ronaldo ka publikuar fotografinë e parë më fëmijët binjakë.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka publikuar një fotografi duke mbajtur në krah fëmijët të bërë me një nën surrogate, shkruan Gazeta Express.

Portugezi u shpreh tejet i lumtur që do të jetë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo.

“Shumë i lumtur që po i mbaj dy dashuritë e mia të reja”, ka shkruar Ronaldo.

Edhe Cristiano Junior është i lindur nga një nën surrogate. Tashmë portugezi është baba i tre fëmijëve, derisa raportohet se mund të bëhet prind për herë të katërt, pasi e dashura Georgina Rodriguez mund të jetë shtatzënë.