Cristiano Ronaldo është bërë baba në vitin 2010 me një femër të panjohur për publikun që ai e ka takuar në Los Angeles. Ai po ashtu flitet se së fundmi është bërë baba i binjakëve me një tjetër femër identitetin e të cilës ai me çdo kusht e ka mbajtur të fshehtë.

Ndërkohë sot mësohet se ylli i realit tw Realit të Madridit është duke pritur një tjetër fëmijë, tani me të dashurën e tij Georgina Rodriguez. Mediat portugeze shkruajnë se Ronaldo miqve ua ka thënë lajmin se do të bëhet së shpejti baba i një fëmije me Georginën, të dashurën e tij 22-vjeçare.

Georgina dhe Ronaldo janë në lidhje prej tetë muaj, teksa Georgina është shfaqur së fundmi edhe me bark të fryrë. Sipas Daily Mail, Georgina është në muajin e pestë të shtatzënisë.