Portugalia është duke fituar 2:0 Zelandës së Re, ku ka shënuar edhe Cristiano Ronaldo.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 33’të, derisa dyfishoi epërsinë Bernardo Silva në minutën e 38’të, shkruan Gazeta Express.
Ky ishte goli i 56 për portugezin me klub dhe Kombëtare në 56 ndeshje në sezonin 2016/17.
Goli që shënoi ndaj Zelandës së Re, ishte i 75’ti me fanellën e Portugalisë për CR7.