Roma ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Maxime Gonalons

Mesfushori francez, Maxime Gonalons ka arritur marrëveshje me skuadrën e Romës, njofton agjenti i tij Frederic Guerra.

Ai tha se të hënën lojtari do t’i kryej testet mjekësore, para se të nënshkruajë kontratë me Romën.

“Mund ta konfirmoj se gjithçka është e kryer dhe Gonalons do të transferohet në Romë për 5 milionë euro”, tha fillimisht Guerra LaRoma24.

“Ne të dielën do të arrijmë në Romë dhe të hënën do t’i kryejmë testet mjekësore. Kontrata do të jetë katër vjeçare.

Ky është transferimi i dytë i Romës gjatë ditës së sotme, pas mbrojtësit holandez, Rick Karsdorp, i cili u transferua nga Feyenoord.