Rita Ora më në fund konfirmon daljen e albumit të ri pas pritjes pesëvjeçare.
Albumi i dytë i shumëpritur i Rita Orës është pothuajse gati dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një lidhje direkte në Instagram.
Që nga publikimi i hitit “Hot Right Now”, ku edhe lëshoi në treg albumin e saj debutues me titull “Ora”, në gusht të vitit 2002, ajo më nuk solli album të ri.
Tashmë, 26-vjeçarja Rita Ora ka zbuluar se albumi i saj i ri do të lansohet gjatë kësaj vjeshte.
“Albumi do të dalë në nëntor dhe do të jetë i madh. Unë jam duke punuar në të për të gjitha moshat. “ tha ajo.
Në maj të vitit 2017, ajo lansoi këngën e saj të fundit, “Your song”, e bashkë-shkruar me Ed Sheeran.