Këngëtarja Rita Ora dje ka lansuar projektin e fundit “Your Song” edhe me videoklip.
Ajo ka punuar shumë rreth këtij projekti, por siç duket mundi po ju shpërblehet.
Në më pak se 24 orë nga lansimi, kënga ka marrë mbi 1 milion klikime, madje ajo po prinë në top-lista.
Vetë këngëtarja ka bërë të ditur se kënga e saj është e 5-ta në iTunes të Britanisë së Madhe.