Rita Ora është cilësuar si një ikonë mode dhe stili. Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë imazh i linjës “Tezenis”, “Rimel”, si dhe ka lançuar linjën e saj të veshjeve sportive në bashkëpunim me “Adidas”.

Por këtë herë ajo është fotografuar në Londër teksa ka dhënë një intervistë në studiot e BBC Radio 2, por si gjithnjë ajo që ka rënë në sy është veshja dhe look-u i saj.

“Daily Mail” shkruan se këngëtarja ka marrë borxh çorapet Paco Rabbana të babait të saj për këtë dalje publike.

Kjo linjë çorapesh është shumë mashkullore, ndaj dhe mediat e huaja aludojnë që Rita ka huazuar çorapet e tij për këtë dalje publike. Dhe duke njohur stilin e Rita Orës nuk është çudi që ajo të ketë përdorur aksesorët e të atit për t’u ndierë më rehat.