LSDM-ja punon në ndryshim të përbërjes personale të këshillit gjyqësor dhe dëshiron të instalojë kuadro partiake për kontroll të plotë dhe absolut dhe të krijojë edhe një mjet për llogari me politikanët që mendojnë njëjtë”, deklaroi në konferencën për shtyp Spiro Ristovski nga VMRO-DPMNE.

“LSDM dhe kryeministri Zaev përveç motivit politik kanë edhe motiv personal për këtë. Opinioni e di mirë videon prej ku shihet se si kryeministri aktual Zaev kërkon ryshfet prej 200 mijë eurove dhe kundër kësaj zhvillohet rast në gjykatë, por edhe rastet Global, Kullat e mbretit, Tenderët në komunën e Strumicës. Për këtë nevojitet gjyqësi e kontrolluar, për shpëtim personal, por edhe krijim i rasteve të montuara”, deklaroi Ristovski.

Kundër Zaevit, vazhdoi ai, zhvillohen lëndë gjyqësore, të cilat nëse dëshmohet faji, konform ligjit duhet të vazhdojë në sanksion të rëndë juridik. 

Global