Piloti i Red Bull-it, Daniel Ricciardo, është sikur në qiellin e shtatë për fitoren e madhe në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.  “Ende nuk e besoj që ia dola mbanë të fitoja garën”, ka thënë Ricciardo.

Piloti i Red Bull-it e nisi garën nga vendi i 10-të, por të papriturat e shumta që ndodhën në pistën e Baku bënë që ai të fitojë, suksesi i parë sezonal për të, i pesti në karrierë. “Ishte një garë e çmendur. E dinim që podiumi ishte një mundësi pas nisjes së garës, por edhe probleme. Bëmë një ndalesë tepër dhe zbrita në vendin e 17-të. Nuk do të kisha vënë bast anjë euro se do ta fitoja garën”, tha Ricciardo. Vettel kryeson me 153 pikë në renditjen e përgjithshme në Formula 1.