Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Më lejoni që në emër të studentëve, stafit akademik dhe të gjithë punonjësve të Universitetit të Tetovës, t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit!
Uroj që në këto ditë feste, të shprehim dashurinë dhe respektin ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve tanë, sikundër besoj në respektimin e vlerave universale, ndihmën, tolerancën dhe mirëkuptimin ndaj njëri – tjetrit.
Nderimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët myslimanë.
Të keni mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!
Urime Fitër Bajrami për Ju dhe familjet tuaja!