Anëtarët e iniciativës së brendshme në VMRO-DPMNE deri te Komitetin Qendror i partisë kanë dorëzuar një deklaratë për demokratizimin dhe modernizimin e partisë.

Deklarata është drejtuar nën moton ” VMRO-DPMNE demokratike për Maqedoni demokratike” dhe përmban tetë parime të cilat, siç thonë nga iniciativa, duhet të përfshihen në ndryshimet e Statutit të DPMNE.

– Parimi i lirisë së mendimit dhe të fjalës,

– Parimet e barazisë,

– Parimi i zgjedhjes së drejtpërdrejtë,

– Parimet e sekretit në vendimmarrje,

– Parimi i papajtueshmërisë së funksioneve,

– Parimi i përgjegjësisë individuale,

– Parimi i integritetit personal dhe cilësisë,

– Parimi solidariteti të brendshëm

Në këtë deklaratën “reformatorët” ftojnë dhe i inkurajojnë të gjithë anëtarët e VMRO-DPMNE-së për t’u angazhuar në debat, lirshëm të mendojnë dhe të propozojë zgjidhje të cilat, sipas tyre, do të jenë më të mira nga ofertat e një njeriu të vetëm.