Ish ndërmjetësi belg në kohën e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës Piter Vanhojte njoftoi që propozimet për reformat në media janë dorëzuar në Qeveri. Vanhojte mes tjerash përësëriti se është koha e fundit të veprohet dhe të ecet përpara me reformat në media. Përveç reformave në media, Vanhojte përmendi edhe shumë prioritete tjera të rëndësishme si zbardhja e rasteve të shumta të sulmeve ndaj gazetarëve.