Real Madridi pritet të jetë edhe më i frikshëm sezonin e ardhshëm
Kështu e nis shkrimin e përditshmja spanjolle AS, që mendon se Real Madridi i Zinedine Zidane do të vazhdojë të shkruajë histori.
Mesfushës së fuqishme që kishte Real Madridi me Modric, Kroos, Casemiro, Kovacic Isco, pritet t’i bashkohen edhe Marcos Llorente, që do të kthehet nga huazimi si dhe 20 vjeçari i Real Betis, Dani Ceballos.
Sipas AS, nëse edhe Ceballos transferohet në Madrid, do të jetë mesfusha më e mirë që ka pasur Reali në 10 vitet e fundit dhe premton shumë suksese në sezonin 2007/18.
Përveç të kësaj, për herë të parë pas një kohe do të jenë në mesfushë tre lojtar spanjoll, duke mos llogaritur Asension që luan më i avancuar.