Është publikuar online një video e jashtëzakonshme që e shfaq një snajpere kurde duke buzëqeshur pasi një plumb i shkrepur nga një terrorist i ISIS-it nuk e godet atë për një fije floku.
Snajperja e YPJ-së (Njësive Mbrojtjes të Grave) shihet duke marrë nishan përmes një dritare gjatë një beteje në bastionin e rrethuar të grupit terrorist në Raqqa të Sirisë, transmeton Express.
Pasi që ajo shtien me snajper, një plumb e godet murin pas kokës së saj, duke krijuar pluhur në dhomë.
Ajo menjëherë ulen për toke dhe qesh me faktin se isha shumë afër vdekjes, e madje edhe e nxjerr gjuhen jashtë.
Pamjet, që nuk janë verifikuar, janë publikuar nga një gazetar kurd./Express/