Nga VMRO-DPMNE-ja në reagimin e sotëm të deklaratës së zëvendëskryeministrit Koço Angjushev theksojnë se ai tregon mosnjohje klasike të çështjes për të cilën është përgjegjës.
“Jo vetëm që ka bashkëpunim të kompanive vendore me ato të huaja, por ai vazhdimisht rritet”, theksohet në reagimin e partisë.
Sipas VMRO-DPMNE-së në Maqedoni ka mbi 100 kompani të huaja të cilat punësojnë 22.000 qytetarë dhe se pjesa më e madhe e tyre bashkëpunojnë me të paktën 500 kompani vendore.
Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë se ka kaluar një muaj nga Qeveria e LSDM-së dhe se nuk ka asnjë investim të huaj.