Sadri Ramabaja, Deputeti i VV’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i cili shkaktoi reagime të shumta pasi kritikoi publikisht iftarin në rrugën kryesore të qytezës së Kamenicës, e ka akuzuar rëndë Myftiun Tërrnava duke thënë se ai e ka kthyer Kosovën në Mesjetë me qasjen e tij.

Ramabaja, i cili në zgjedhjet e 11 qershorit, ka qenë kandidat për deputet të Vetëvendosjes ka thënë se Kosova është duke bërë një regres duke debatuar për fenë. Por, kritikat më të ashpra ia ka drejtuar Myftiut Tërrnava duke thënë se e ka kthyer vendin në Mesjetë me qasjen e tij.

Ai më pas akuzuar rëndë Gëzim Kelmendin dhe Shefqet Krasniqin duke thënë se atyre nuk duhet t’i jepet hapësirë publike për ta promovuar islamin politik. Ramabaja ka thënë se nuk pajtohet me reagimin e Vetëvendojes e cila doli kundër postimin të tij në Facebook.