Kryeministri Edi Rama i cili e ka siguruar tashmë timonin qeverisës ka një mesazh për gjithë shqiptarët, në këtë të martë, teksa po numërohen kutitë e fundit të votimit.
Ai u uron mirëmëngjes të gjithëve, ndërkohë që publikon fotografinë e një bluze me një mesazh brenda.
Në një nga bluzat e fushatës lexohet “Për Shqipërinë që duam, shtet, punë mirëqenie”.
Por sipër saj ishte shkruar me kolor vetëm një fjalë “Faleminderit”.
Një falënderim i Kryeministrit për të gjithë ata që i besuan, duke i garantuar drejtimin e qeverisë për të dytin mandat.