Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili është njëherësh edhe presidenti ri i votuar në Parlament ka folur për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

I ftuar në “Opinion” Meta i ka lënë rrugë të hapur PS-së, por jo Edi Ramës për një marrëveshje në të ardhmen.

“Po ka kërkuar dhe do kërkojë prapë, nuk e di nëse do të pranojë Petrit Vasili. Rama ka thënë se e ka mbyllur me LSI-në, ndërsa e i themi që me Ramën skam ë, ndërsa me PS-në po. Ka një problem midis Ramës dhe demokracisë, tansparencës, debatit me kundërshtarët e partnerët. Ky është problemi që kemi ne. Sa kohë ka qenë Basha në çadër kam thënë që ai për drogën ka të drejtë, për dekriminalizimin po. Ilir Meta ka qenë ekstremisht tolerant me Edi Ramën. Rama ka marrë gjithë përgjegjësinë qeverisë ka patur timonin me gjithë zv.kryeministirit dhe aparatin e qeverisë.”, tha Meta, i cili deklaroi edhe një here se LSI-se do jete force e pare.

Global