Edhe pse nuk ka qenë në vitin e tij më të mirë si lojtar i Barcelonës, Ivan Rakitiç nuk e humb buzëqeshjen e tij. Mesfushori kroat shikon mbrapa në karrierën e tij, në një intervistë në të cilën flet për jetën profesionale, por edhe anën personale. Si mesfushor, Rakitiç është një lojtar që admiron Guardiolën dhe e pranon se do të donte të punonte në një pikë të karrierës me trajnerin katalanas të Manchester City: “Unë do të doja, natyrisht. Për atë që dëgjoj këtu, nga kolegët e mi, kuptoj se ishin me fat për të punuar me të.” Kroati ka qenë në gjendje për të punuar në të kaluarën me Luis Enrique dhe Unai Emery, dy trajnerë të rëndësishëm në karrierën e tij: “Ata janë të dy të lidhur shumë me futbollin.

Luis Enrique është një humbje shumë e rëndësishme për Barcelonën. Ai tregoi shumë interes për të më sjellë mua në “Camp Nou”, ku më dha besim gjatë këtyre tri viteve”. Një tjetër emër, që Rakitiç e thekson gjatë intervistës së tij, është Raul, me të cilin u takua duke luajtur për Schalke 04. “Në fillim ne menduam se ishte një shaka. Si do të vijë lojtari më i madh në historinë e Real Madridit këtu, të luajë me ne, pyesnim veten. Me të në përbërje nuk ishte rastësi që kemi arritur në gjysmëfinalet e Championsit”.