Temperaturat e larta sot qindra shoferë ma automjete janë bllokuar në rrugën Gostivar-Kërçovë, përcjell TetovaSot.

Arsyeja është banale, puna ndërtimore në disa vende, dhe ka krijuar një kolonë në të dy anët në mbikalimin në Strazhë që i tejkalon disa kilometra.

Në shumë prej automjeteve ka fëmijë me prindërit që udhëtojnë për pushime në Ohër dhe Strugë, por edhe në pregaditje për fitër Bajramin./TetovaSot