Qeveria sot në mesditë do ta mbajë mbledhjen e dhjetë.
Në pajtim me rendin e propozuar të ditës pritet që në seancë qeveritare të diskutohet për gjendje të caktuara dhe përparimin në procesin e integrimit evropian, shkallën e shfrytëzimit dhe implementimit të fondeve nga BE-ja, si dhe për statuset e realizimit të prioriteteve të Maqedonisë për hyrje në NATO dhe të Marrëveshjes së Ohrit, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Qeveria do të diskutojë edhe për Informatën për aktivitetet e ndërmarra për reallizimin e projektit për mbështetje të industrisë përpunuese, ndërkaq di të shqyrtohen edhe disa informata për aktivitetet rrjedhëse nga sfera e hotelierisë.
Sipas paralajmërimit, në mbledhjen qeveritare duhet të shqyrtohen edhe disa nisma në interes të qytetarëve dhe shoqatave, si dhe çështje dhe propozime të tjera kadrovike.