Qeveria në seancën e sotme do ta miratojë vendimin për mbështetjen plotësuese të pemëtarëve me gjashtë denarë për një kilogram pjeshkë në kapacitetet përpunuese midis 12 dhe 30 qershor, kumtoi kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore.

Siç tha Zaev, seanca qeveritare është caktuar për në orën 18.

“Kemi caktuar seancë të Qeverisë, do të marrim vendim për gjashtë denarë t’u paguajmë prodhuesve në praktikë që të mundet katër denarë të paguajnë blerësit, ato janë gjithsej 10 dhe do ta zgjidhim problemin në tërësi i cili u paraqit për shkak të akullit për të cilën qeveria paraprake nuk bëri asgjë. Drejtpërdrejt do të intervenojmë me mjete buxhetore”, theksoi kryeministri.

Global

Në pajtim me vendimin i cili u paralajmërua pardje nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, gjashtë denarë shtesë duhet të fitojnë mbi 500 prodhues, gjegjësisht do të blihen rreth 400 tonë pjeshkë të cilat mezi kanë arritur pesë denarë për një kilogram.

T mobile In article [4]