Qeveria në seancën tematike së bashku me komisionerin evropian për zgjerimin Johanes Han përgatitën dokument për zbatimin e prioriteteve urgjente. Kryeministri Zaev tha se qëllimi i planit aksional i cili do të jetë gati deri në 1 korrik është marrja e vlerësimit pozitiv dhe heqja e rekomandimit të kushtëzuar nga Komisioni Evropian gjatë publikimit të raportit të progresit në vjeshtë. Komisioneri Han ndërkohë kërkoi nga të gjithë, përfshi këtu edhe opozitën që të përqendrohen në zbatimin e reformave.