Qeveria e Republikës së Maqedonisë pasdite do ta mbajë seancën e njëmbëdhjetë.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria do të debatojë për mënyrën e zgjidhjes së borxheve të HM Transport SHA Shkup, do ta shqyrtojë informacionin për vazhdimin e afatit të Thirrjes publike deri te kompanitë për shprehjen e interesit për shfrytëzimin e ndihmës profesionale nga ekspertë të huaj, ndërsa do të diskutohet edhe për çështjet kuadrovike, si dhe çështje dhe propozime tjera të cilat janë në dobi të qytetarëve.