Reformat në të cilat do të punojmë janë reale dhe të arritshme. Ata janë reformat urgjente që burojnë prej ekipit të ekspertëve të Komisionit evropian e udhëhequr nga Rajhard Pribe dhe prej Raporteve të Komisionit evropian për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Sektori civil tanimë ka përgatitur edhe bluprintin, i cili do të jetë ndihmë e madhe për tërë këtë proces. Shumë prej çështje prej raportit të Pribes u hapën edhe gjatë negociatave të Përzhinos. Me punën ndaj tyre, Maqedonia arriti të organizoj zgjedhje kredibile dhe të hapë rrugën e proceseve demokratike –deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani tha se organizimi i zgjedhjeve lokale është testi i parë për këtë qeveri në prag të testimit për përmbushjen e reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian.

Organizimi i zgjedhjeve fer, kredibile dhe demokratike që në tetor, që janë zgjedhjet lokale, janë sinjali i parë sa është e përkushtuar qeveria në realizimin e këtyre reformave. Ne do t’i adresojmë në mënyrë agresive të gjitha këto aspekte, sundimin e ligjit nëpërmjet të gjitha masave që duhet të merren në reformën e sistemit gjyqësor, në reformën e sistemit të inteligjencës, mediat, sektorin e financimit të administratës publike, mbylljen e marrëveshjes së Ohrit, duke sjell edhe ligjin e fundit që del nga Marrëveshja e Ohrit ajo është ligji për përdorimin e gjuhës shqipe – tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Qeveria është në proces të përgatitjes së planit aksionar me masa dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren në kontekst të eurointegrimeve, të cilat do t’i prezantohen eurokomisarit Johanes Han të hënën. Eksperti evropian Rajhard Pribe i cili tashmë gjendet në Maqedoni, takimet me anëtarët e Qeverisë do t’i zhvillojë javën e ardhshme.