Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij rus Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike për nisjen e punimeve të gazjellësit të Detit të Zi. Ky projekt do të mundësojë transportimin e gazit natyror rus në Turqi, marsin e ardhshëm, ndërsa linja e dytë e gazsjellësit pritet të përfundojë në vitin 2019.
Presidenti Erdogan tha se gazsjellësi do të forcojë ekonominë turke.
“Projekti i gazsjellësit “Rrjedha turke” do të sjellë gazin natyror rus, që aktualisht shpërndahet nëpërmjet gazsjellësit perëndimor dhe gazsjellësit “Rrjedha Blu”, drejt e në vendin tonë, pa u varur nga ndonjë sistem gazsjellësi të ndonjë vendi tjetër. Projekti “Rrjedha turke” është një simbol i mirëkuptimit tonë dhe parimit të përfitimit të ndërsjellë, si dhe i energjisë së politikës sonë të jashtme”, tha presidenti turk.
Projekti me vlerë 13 miliard dollarë u vu në dyshim pas acarimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë 3 vjet më parë, kur forcat ajrore turke rrëzuan një avion ushtarak rus