Ligji për zgjatjen e pushimin e lindjes nga 9 në 18 muaj është rikthyer në komisionin për punë dhe politik sociale ku shoqatat joqeveritare për mbrojtje nga diskriminimi kërkuan që ndryshimet e këtij ligji të kenë parasysh edhe eliminimin e diskriminimeve që janë të shumta deri në ndërprerjen e kontratës së punës.E dimë që është e rëndë për gratë që janë në proces reproduktiv dhe gratë që kanë
fëmijë të vegjël të zënë një vend pune. Ata ballafaqohen me pyetje të shumta nga intervista e punës por edhe në marrëdhënie pune sidomos në sektorin privat ku marrëveshjet me afat të pacaktuar janë në të rralla dhe kontratat e punës nuk vazhdohen nga punëdhënësi kur vjen puna të ngelen shtatzënë-deklaroi Drgana Troidevska nga sektori Civil për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Mjeket pediatër mendojnë se më shumë do të duhet të përmirësohen kushtet në çerdhet si në aspektin e edukatoreve, mjekëve me qëllim që prindërit të mund të kenë ku t’i lënë fëmijët e tyre dhe të shkojnë në punë
Mendoj se më shumë duhet që të punohet në planin që t’i mundësohet grave që të mund më mënyrë të sigurt ti dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe të vazhdojnë të punojnë- tha Katerina Stvaviq- mjeke pediatre.
Nga shoqata e punëdhënësve janë kundër zgjatjes së pushimit të lindjes meqë siç thonë ligji do të zvogëloj numrin e punëtorëve ku në disa sektor është edhe e vështirë të që të gjenden zëvendësues për të njëjtët.
Mungesa e një punëtore në kompani për 24 muaj apo 18 muaj do të sjell në kompani edhe jo produktivitet , punëdhënësi patjetër do të duhet të siguroj edhe zëvendës ku është vështirë të gjendet me ata karakteristika, përvojë por edhe shkollimin e duhur- tha Angel Dimotrov nga Shoqata e Punëdhënësve në Maqedoni.
Nga qeveria thonë se miratimi i një ligj të tillë do të kishte kosto të lartë dhe do të shkaktonte më shumë probleme, si stimulimi i mos-aktivitetit të grave ndërsa pasoja negative do të ketë edhe ndaj tregut të punës. Ligji aktual sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është sipas standardeve ndërkombëtare, e madje më i avancuar se shumë shtete tjera të BE-së./alsat