Ligji për marrëdhënie pune në pjesën e ndryshimeve të pushimit të lindjes, Strategji nacionale për siguri dhe shëndet gjatë punës, si dhe raporti i këshillave ekonomike-sociale të Ballkanit Perëndimor ku ka rekomandime për përparimin e punës së këtyre këshillave në rajon, janë temat e bisedimit në seancën e sotme të Këshillit ekonomik-social.
“Mendoj se për këto çështje është shumë me rëndësi të diskutohet. Prandaj KES sot në përbërje të plotë ishte thirr që të debatohet për to. Në këtë takim ishin thirrur edhe sindikatat jo përfaqësuese, si dhe sindikatat e përjashtuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me qëllim të transparencës më të madhe të punës së Këshillit, por edhe diskutim më të gjerë për këto çështje kyçe të rëndësishme për punëtoritë në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska,
Konsideron se vetëm me një lloj të tillë të debatit dhe qasjes demokratike në lidhje me të gjitha çështjet mund të arrihet zhvillim. Ne si Qeveri, tha Carovska, jemi obliguar në demokraci, jemi obliguar në drejtësi dhe paanësi dhe prandaj të gjitha sindikatat janë ftuar.
Informoi se seancën në mënyrë demonstruese e kanë lëshuar dy përfaqësues të Konfederatës së sindikatave të lira (KSL) dhe një përfaqësues i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM), por se diskutimi ka vazhduar, siç theksoi, në interes të qytetarëve.
Shtoi se Këshilli në seancën e sotme për këtë nuk do të mund të votojë dhe të sjell konkludime.
Potencoi se si qeveri dhe ministri, çdoherë do të jenë të pranishëm në të gjitha seancat. Me rëndësi është, tha, konstruktiviteti i sindikatave dhe punëdhënësve të vazhdojë, ata të jenë të pranishëm.
Angel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve, shtoi se si KES formal-ligjor sipas Rregullores sot nuk ka mundësi të vendos, punëdhënësit kanë mbetur në seancë sepse medojnë se dialogu dhe diskutimi për këto çështje të rëndësishme duhet të zhvillohet pa dallim të formalitetit.
Robert Simonovski, përfaqësues i Sindikatës për energjetikë, tha se thirrja e të gjitha sindikatave të cilat i prezantojnë punonjësit është një hap shumë i mirë, sepse siç tha, në këtë mënyrë janë hapur dyert për të marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e sindikatave të cilët i prezantojnë të punësuarit.
KES në Maqedoni, tha është trup shumë i rëndësishëm dhe pa dallim nëse ndonjëherë kuptohemi ose jo dhe nëse për ndonjë çështje të caktuar kemi qëndrime të njëjta ose jo në takimet e tilla duhet të qëndrohet.