Prej disa javësh motrat Hoxha kanë pushuar jashtë vendit me partnerët e tyre, por në vende të ndryshme.

Me sa duket kjo distancë u ka shtuar mallin për njëri tjetrin, por dhe u ka shpërqëndruar vëmendjen paksa nga familjarët. Kjo kuptohet qartë nga komenti i Sarës në foton e publikuar nga Vis Bajraktari, i dashuri i i Lorit.

‘Na ke harru fare mo Vis’-shkruan Sara.

Lori dhe Visi janë duke jetuar në Los Angeles për momentin dhe kanë bërë një ftesë të hapur per Sarën dhe Ledionin të shkojnë t’i vizitojnë atje.