Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka paraqitur asnjë akuzë kundër zyrtarëve  të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), përcjell TetovaSot.

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva sot tha se PSP-ja ka paraqitur 17 akuza për 18 raste kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik.

Asnjë nga këto akuza nuk është ngritur ndaj zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të BDI-së, e cila konfirmoi informacionin për publikun se me hapjen e hetimeve nuk ka akuza kundër BDI-së.

Nesër është afati i fundit që ekipi Katica Janeva mund të sjellë akuzat para gjykatës sipas ligjit të PSP-së./TetovaSot/

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/RSEMK/videos/10155059474958725/” width=”640″ height=”400″ onlyvideo=”1″]