Nesër Prokuroria Speciale Publike në ora 12 ka paralajmëruar mbajtjen e një press konference pa shpalosor detaje të tjera.

Mandati i PSP-së për ngritjen e aktakuzava skadon më 30 qershor. Prokurorja speciale, Katica Janeva ka njohtuar se deri më 1 korrik në Gjykatën Penale do të arrijnë të paktën edhe 15 padi të reja për rastet që dalin nga bisedat e përgjuara.

Deri më tani ekipi i Janevës ka hapur 19 hetime, kurse ka ngritur vetëm 3 akuza.

“Sa i përket afatit për paraqitjen e akuzave, kjo është diskutabile, po diskutohet për këtë temë, shpresojmë që do të gjendet ndonjë zgjidhje në një afat kohor të shkurtër, por pritni se në periudhën në vazhdim do të ketë hapje të hetimeve të reja që dalin nga bisedat e përgjuara dhe të cilat ngërthejnë materiale kriminale”, ka thënë Janeva gjatë fundjavës në leksionet për pjesëmarrësit e Shkollës së të drejtës natyrore në Ohër. Ajo shpreson se Gjykata do të mbështesë dhe do të konfirmojë akuzat.

Shumica parlamentare ka informuar koordinatorët e partive politike parlamentare se  është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje politike mbi ligjet e SPSP-së. Koordinator i Grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tunteva ka bërë të ditur se ligji për PSP-në do të futet në procedurë parlamentare gjatë javës së ardhshme.

T mobile In article [4]
Global