Prokuroria Speciale Publike sot në konferencë për shtyp kumtoi se ka ngritur 17 aktakuza për 18 lëndë kundër 94 personave fizik dhe shtatë personave juridik.

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva theksoi se janë siguruar dëshmi të fuqishme dhe voluminoze për keqpërdorime të pozitës zyrtare, shkelje të ligjeve për furnizime publike dhe vepra të tjera penale. Janeva tha se është e bindur se para gjykatave do të dëshmojnë se të gjithë të dyshuarit nga PSP janë përgjegjës për veprat.

Për rastin “Talir” për financim të paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE, janeva theksoi se nuk ka aktakuzë, por hetimi do të vazhdojë. Theksoi se afatet kohore nuk mjaftonin që PSP ta përfundojë hetimin për këtë rast.

Prokuroria Speciale Publike deri më tani ngriti tre aktakuza dhe atë për rastet për shkatërrim të paligjshëm të dokumentacionit nga sistemet e përgjimit, për dhunën e porositur në komunën Qendër dhe për rastin “Transportuesi” në të cilin i dyshuar është kryetari i komunës së Manastirit vlladimir Taleski.

Për të gjitha rastet e tjera për të cilat ishte hapur hetim gjatë 18 muajve të fundit që nga funksionimi i PSP-së do të parashtrohet aktakuzë. Të gjitha rastet e deritanishme të PSP-së filluan me shkronjën “T”: “Titanik”, “Target”, “Fortesa”, “Tanku”, “TNT”, “Trajektorja”, “Thesari”, “Tortura”, “Tenderët”, “Tarifa”, “Trusti”, “Tabela”, “Trista”, “Total”, “Tifani”, “Toplik”, “Trevnik”…

Aktakuzat e reja për rastet për të cilat ishte hapur hetim PSP i ngritë një ditë para skadimit të afatit ligjor për parashtrim të aktakuzave.