Paris Saint-Germain ka ofruar 135 milionë euro për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, raporton “Goal”.

18-vjeçari po kërkohet nga gjigantët evropianë pas sezonit të shkëlqyer që pati me 26 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat. Për të më së shumti interesim kanë shprehur Arsenali e Real Madridi.

Tani thuhet se PSG e sheh yllin francez si lider për të ardhmen dhe ka ofruar çmim rekord për shërbimet e tij.

Mbappe do të vendosë për të ardhmen sapo të përfundojë pushimet.

T mobile In article [4]