PSG-ja ka bërë ofertë për Mbappen, i cili kërkohet edhe nga Real Madridi e Arsenali.
Paris Saint-Germain ka hedhur një hap tutje duke bërë ofertë prej 135 milionë eurove për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, mëson Goal, transmeton Gazeta Express.
PSG-ja është duke u treguar më i shpejt se Real Madridi.
18 vjecari i cili e mbylli sezonin me 26 gola në 44 paraqitje për kampionin e Ligue 1, ka zgjuar interesimin e shumë klubeve, si Manchester City, Arsenal, Real Madrid e PSG.
Por, duket se PSG-ja është treguar më e shpejtë. Sipas asaj që raporton Goal nga burime të sigurta, Nasser Al-Khelaifi ka bërë ofertë prej 135 milionë eurosh në drejtim të Monacos për Mbappen, që është rekord botëror – të cilin e mban Paul Pogba, që u transferua nga Juventusi te Manchester Unitedi për 105 milionë euro