Sky Sports” dhe “A Bola” kanë shkruar me siguri të plotë se Cristiano Ronaldo i ka kërkuar agjentit të tij të bëjë gjithçka që është e mundur për ta rikthyer te Manchester United, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

“Fajin” nuk e ka Real Madridi apo klubi anglez, por trajneri Jose Mourinho. Sipas asaj që bën me dije “Marca”, trajneri i “Djajve të kuq” nuk e pranon në skuadër bashkëpatriotin e tij, i cili së fundmi është përballur me akuzat e shtetit spanjoll për evazion fiskal. (Kjo është edhe arsyeja pse sulmuesi do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.)

Mourinho nuk do që Ronaldo të veshë fanellën e kuqe, sepse tre argumente flasin kundër tij: mosha e madhe (tashmë 32), shuma e shtrenjtë e transferimit (200 milionë euro) dhe paga e lartë që ai kërkon (rreth 25 milionë euro në vit). Përveç këtyre, kur “The Special One” u desh të largohej nga Madridi, nuk kishte marrëdhënie të mira me kampionin e Evropës. Madje, ata shpesh janë “ngacmuar” nga largësia, njëri në Angli dhe tjetri në Spanjë.

Kështu, Ronaldo duhet ta kërkojë dashurinë e tij të re pikërisht në qytetin e dashurisë, Parisin.

T mobile In article [4]