Në rezultatet e fundit të dalaura nga numërimi i votave të shqiptarëve nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje, PS vazhdon të prijë, por që ka ra për një mandat, nga 74 sa kishte, tani ka 73 mandate, kurse PD ka fituar një mandat më shumë.

Rezultatet janë publikuar deri në orën 18:44, ku janë numëruar 3849 kuti nga 5362 sa janë gjithsej.

PS ka 73 mandate, PD 44 mandate, LSI 18 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat. Partitë tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat.