Kandidati i partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri, njëherësh dhe kreu i PS Tiranë,ka qenë i pari nga kampi socialist që ka folur për mediat.

I pyetur nga gazetarët nëse PS mund të marrë mandatin e 18 në kryeqytet, Tahiri është shprehur me tone optimiste.

“Jemi duke punuar dhe duke parë çdo sekonde atë që po ndodh. Dua të falënderoj komisionerët e PS, vëzhguesit, ata që sot janë duke numëruar votat, ata që po asistojnë që vota e qytetareve të jetë e shkëlqyer. Ne e shohim me përgjegjësi. Procesi s’ka mbaruar por e rëndësishme është që gjithçka të shkojë mirë deri në çastet e fundit”, tha ai.