PS e Elbasanit akuzon LSI dhe Monika Kryemadhin se nën shoqërinë e personave me precedent penalë po provokojnë e pengojnë votuesit.

PS bën apel që votuesit të zgjedhin të lirë dhe të mos ndikohen nga çifti presidencial.

Partia Socialiste Elbasan shpreh keqardhjen për sjelljen skandaloze të Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, po edhe të bashkeshortes së tij që në qarkun e Elbasanit po bën te njejten gje si i shoqi ne gjithe Shqiperine. Monika ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e tjere. LSI Elbasan eshte kthyer ne nje subjekt antiqytetar njerezish qe vetem shajne e fyejne rrugeve ke te munden!PS Elbasan u ben thirrje te gjithe votuesve te qarkut te mos shqetesohen fare nga kjo corodi humbesash qe s’dine me se s’bejne. Cilido zgjedhes me te drejte vote, te marre pjese masivisht ne votim dhe t’i konsideroje keto shfaqje tragjikomike te degradimit te LSI, nje simptome te qarte te rendimit psikologjik te Ilir Metes e te bashkeshortes se tij. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Elbasanit, Cerrikut, Belshit, Peqinit, Librazhdit e Gramshit me voten tuaj. Cifti presidencial, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ia prishe dot kete feste demokratike te Elbasanit dhe mbare Shqiperise. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per qarkun tone dhe mbare Shqiperine, kater vitet qe vijne”.