Kur janë numëruar afërsisht 2500 kuti votimi nga 5362 që janë në total , duket se rezultatet kanë ndryshuar për partitë politike.

Teksa rreth një orë më parë PS llogariste 77 mandate dhe PD 39 duket se me numërimin e kutive projeksioni i shpërndarjes së mandateve ka ndryshuar.

Me rezultatet e fundit PS llogaritet të marrë 75 deputetë, PD është rritur me dy mandate, ku llogaritet të marrë 41, LSI llogaritet të marrë 20 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD vetëm një mandat.