Njëzet bursa “Boris Trajkovski” për studime dyvjeçare pasuniversitare të Programit për biznes-administratë MBA në Universitetin “Shefild” nga Britania e Madhe – “Siti kolexh” në Selanik do të ndahen për vitin akademik 2017/2018.

Protokollin për bashkëpunim për ndarjen e 20 bursave të reja për vitin e ardhshëm akademik sot e nënshkruan presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe drejtori i Fakultetit ndërkombëtare të Universitetit Shefild nga Britania e Madhe “Siti kolexh” Joanis Ververidis.

Do të ndahen bursa për drejtimet: menaxhim i përgjithshëm, marketing, financa, menaxhment në logjistikë, menaxhment në shëndetësi dhe menaxhment në resurse njerëzore.

Bursat, tradicionalist, iu ndahen 20 studentëve më të mirë për studime pasuniversitare të Programit për biznes administratë – MBA. Secila bursë individualisht është në vlerë të shkollimit në “Siti kolexh” dhe arrin 14.890 euro ku 50 për qind siguron Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ndërsa 50 për qind tjera “Siti kolexh”.

“Bursat ndahen si pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm midis Fakultetit ndërkombëtar të Universitetit ‘Shefild’ – ‘Siti Kolexh’ dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2003, në konkludim me vitin akademik 2016/2017, janë ndarë 187 bursa. Bursat ‘Boris Trajokovski’ japin mundësi të shkëlqyer që kandidatët t’i sendërtojnë talentin, njohuritë dhe aftësitë e tyre në njërin prej universiteteve më prestigjioze, të ranguar në nivel botëror”, kumtoi Kabineti i presidentit të RM-së.

“Siti kolexh” – Selanik, është një prej gjashtë fakulteteve në kuadër të Universitetit “Shefild” dhe i vetmi i cili është jashtë Mbretërisë së Bashkuar. “Siti kolexh” ka katër katedra edhe krahas kampusit në Selanik ka programe të tij në Sofje, Beograd, Bukuresht dhe Kiev.