Rruga para Gjykatës themelore Shkupi 1 pasdite është bllokuar me automjetet të qytetarëve të cilët i mbështesin të akuzuarit në rastet për të cilat Prokuroria Speciale Publike parashtroi 17 aktakuza.

Tubim pati edhe dje në mbrëmje pasi materialet me akuzat nga PSP-ja u dorëzuan deri te Gjykata Penale në Shkup.

Në Gjykatën Penale veç më janë shpërndarë lëndët te gjykatësit të cilët duhet të vendosin për akuzat dhe kërkesat e PSP-së për përcaktimin e masave për kujdes dhe masën për paraburgim.

Prokuroria Speciale Publike dje ka ngritur 17 akuza për 18 lëndë kundër gjithsej 94 personave fizik dhe shtatë juridik dhe kërkoi masë të paraburgimit për 18 persona dhe masë të kujdesit për 47 persona.