Mesnatën e të premtes në Shtete e Bashkuara të Amerikës, hyjnë në fuqi masat e reja të ‘ndalimit të myslimanëve’ të cilat u miratuan pjesërisht nga Gjykata e lartë në vend. Në vend kanë shpërthyer protestat.
Protestat kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Gjykata e Lartë vendosi të shpëtojë pjesërisht ‘ndalimin e myslimanëve’ të Trump, pra ndalimin e hyrjeve për të huajt që vijnë nga gjashtë vendet me shumicë myslimane.
Ata që e kundërshtojnë, theksojnë se në këtë mënyrë vendoset arbitrarisht se çfarë është familja.
Në fakt ndalimi nuk aplikohet tek të afërmit e ngushtë të shtetasve amerikanë pra bashkëshortët dhe fëmijët mund të marrin vizë ndërsa gjyshërit dhe nipërit jo.
Por ky ndalim nuk do të ketë efekt për vizat që janë dhënë më parë, por duke filluar që nga mesnata e të premtes, do të hyjnë në fuqi masat e reja. Këto masa vlejnë edhe për refugjatët.
Ky ndalim përfshin Sirinë, Sudanin, Somalinë, Libinë, Iranin dhe Jemenin. Përjashtuar gazetarët, studentët dhe profesorët.
Për sa i përket lidhjeve profesionale apo atyre të biznesit, duhet të jenë të dokumentuara formalisht, përjashtuar të sëmurët rëndë.