Nuk mund të mos ndjehemi mirë, kur një personalitet i njohur botëror, profesori i Universitetit të Mançesterit, Malcolm Spencer, i cili përmes gazetës prestigjioze britanike “Financial Times”, jep propozimin e njëjtë që e ka publikuar profesor Mehmeti para disa muajve (tre muaj më parë, më 10 mars 2017), për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, nëse faktori ndërkombëtar ngul këmbë që kjo të ndodhë patjetër. Faktori politik shqiptar, sipas autorit të këtij propozimi, duhet patjetër ta ketë propozimin e vet, duke pasur parasysh të drejtën e patjetërsueshme të deklarimit për këtë çështje, si faktor relevant në këtë shtet.