Dy grabitës mbetën të vrarë nga pronari i një shtëpie, teksa ky i fundit i qëlloi ata pa mëshirë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin dramatik në Brentwood, Kaliforni. Videoja, e cila u lirua nga fqinji Reggie Nichols, tregon se dy burrat hyjnë në shtëpi në “Birch Street” pak pas orës 23 më datë 21 qershor.

Menjëherë pasi hynë, ndizen dritat e garazhit, ndërsa pronari i gjuan ata me armë. Kur policia mbërriti në vendngjarje, dy grabitqarët u shpallën të vdekur.

Emrat e tyre ende nuk janë liruar, pasi autoritetet po përpiqen të informojnë familjet e tyre së pari. Policia i ka përshkruar vetëm si dy burra në të 30-at nga Antiokia.

Loading...