Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen për hapjen e portave dhe orientimin e protestuesve të dhunshëm më 27 prill në Kuvend, as sot nuk janë ftuar në Prokurori. Nga Prokuroria për krim të organizuar për shkak të ndjeshmërisë së procedurës para-hetimore, nuk japin informacione se kur do të ftohen në këtë organ deputetet e dyshuar. Deputeti i VRMO-DPMNE-së Lupço Dimovski mohon akuzat dhe dyshimet ndaj tij për orientimin e turmës së protestuesve. I pyetur nëse ndjen përgjegjësi, Dimovski tha se nuk ka bërë asgjë për të cilën duhet të përgjigjet penalisht.

Nuk e di për çfarë po flisni. A ndjeni përgjegjësi? Për çfarë të ndjej përgjegjësi? Kemi Komisionin për financa. Çfarë ju duket kjo? Cilat akuza? Nuk kam koment. Ju lutem. Nuk kam fjalë për këtë mungesë edukate. A ju kanë thirrur në Prokurori?Përse të përgjigjem? Nuk kam koment! – u përgjigj Lupço Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në Kuvend sot nuk u paraqitën deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët dyshohen se kanë hapur portat e Kuvendit për protestuesit dhe kanë orientuar turmën drejt sallës së konferencave. Në grupin e tyre, përveç Lupço Dimovskit, Kërsto Mukoskit dhe Sashe Vasilevskit janë edhe Trajko Veljanovski, Johan Tarçullovski, Ljuben Arnaudov dhe Zhaklina Peshevska.

Nuk dihet akoma nëse të njëjtëve do t’u hiqet mandati i deputetit që të mund të ndiqen penalisht. Komisioni për mandat dhe emërime pret dritën jeshile nga Prokuroria. Në momentin që organi akuzës do të nisë procedurë ndaj deputetëve të lartpërmendur, Komisioni për mandat dhe emërime do të vendos në rend dite çështjen e heqjes së imunitetit të deputete të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Nga fundi i muajit maj Prokuroria Publike hetimet për ngjarjet e Kuvendit ia kaloi Prokurorisë për krim të organizuare cila ka nisur procedurë para-hetimore. Gjatë këtyre ditëve, janë marrë dëshmi nga policës, anëtarë të sigurimit të Kuvendit dhe gazetarët./alsat-m