Kompania amerikane prodhuese e veturave elektrike dhe pajisjeve për ruajtjen e energjisë elektrike, Tesla, po bën planet përfundimtare për të hapur një kapacitet prodhues në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania aktualisht është duke negociuar me komunën e Shangait, dhe nëse rezultojnë të suksesshme, atëherë Tesla do të hap fabrikën e saj të parë jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Gjiganti kinez për internet, Tencent Holdings, në muajin mars të këtij viti bleu 5 për qind të aksioneve në Tesla-s, për çka ekspertët thonë se këto dy kompani mund të formojnë një partneritet edhe në Kinë.

Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, në një letër dërguar investitorëve në muajin mars, kishte thënë se planet e kompanisë janë që deri në vitin 2018, kompania të prodhojë së paku 500.000 vetura elektrike.

Në tre muajt e parë të këtij viti, kompania ka prodhuar mbi 25.000 automjete, që është një rekord i ri i kompanisë. Prodhimi i tremujorit të parë është gjithashtu një rritje prej 69 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

T mobile In article [4]

Të enjten aksionet e Tesla-s u rritën për 1.6 për qind, ndërkohë që vlera e kompanisë në treg është vlerësuar në 64 miliardë dollarë.

Më 11 qershor, kompania zuri vendin e katërt në listën e prodhuesve më të vlefshëm në botë, duke tejkaluar prodhuesin gjerman të veturave BMW.

Në fillim të prillit, Tesla u bë prodhuesi më i vlefshëm amerikan i veturave, duke lënë pas vetes General Motors.