Prodhimi industrial në muajin maj është rritur për 9,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Parë nëpër sektore, rritje ka në sektorin Xehetari dhe nxjerrjen e gurëve për 7,7 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese për 8,8 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 13,8 për qind.

Në sektorin Industria përpunuese rritja është rezultat para së gjithash i prodhimit të rritur në pjesën e produkteve përpunuese, pijeve, produkteve të duhanit, tekstilit, produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinave dhe pajisjeve dhe prodhimit të automjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, rritje ka tek Energjia për 18,1 për qind, Produktet intermediare, përveç energjisë për 6,8 për qind, Produkteve kapitale për 23,5 për qind, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4,9 dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,6 për qind.

Në periudhën janar – maj lidhur me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ka rritje prej 0,6 për qind.